Skuadra e Feronikelit ’74 po vazhdon përgatitjet për edicionin pranveror në Superligën e Kosovës.
Fillimisht, skuadra nga Drenasi udhëtoi në Antalya për përgatitje, kurse tashmë po kryen përgatitjet finale para ndeshjes së fundjavës ndaj FC Prishtinës.
Presidenti i Feronikelit ’74, Erlind Krasniqi është prononcuar për ‘GazetaBlic Sport’, atje ku komentoi fazën përgatitore të skuadrës nën urdhërat e trajnerit, Shefki Kuqi.
“Jam shumë i kënaqur me punën e trajnerëve të rinjë me skuadrën, gjatë bisedave që kam me futbollistët e shoh që edhe ata janë të kënaqur edhe me mënyrën e stërvitjeve edhe me intensitetin e tyre“, tha fillimisht Krasniqi.
Tutje, ai dha komentin e tij edhe për merkaton e klubit, ku tha se ka kanë transferuar lojtarë të fuqishëm me cv dhe përvojë të madhe.
“Po, pikërisht kjo është edhe arsyeja pse në futboll ekzistojnë afate kalimtare, që secili ekip të krijojë skuadër më konkuruese. Ne së bashku me trajnerët mendojmë që kemi bërë një punë të mirë duke ofruar lojtarë të fuqishëm me cv dhe përvojë të madhe. Se a do të jenë të suksesshëm e tregon fusha, e rëndësishme është që si klub kemi kryer detyrat tona“, përfundoi Krasniqi.
/GazetaBlic Sport/