Lajme

Fatos Nano do të nderohet të dielën me homazhe në Pallatin e Kongreseve

10/31/2025 19:56
nga:Y I

Të dielën do të zhvillohen homazhet për liderin historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili u nda nga jeta këtë të premte.

Ceremonia do të mbahet në Pallatin e Kongreseve ndërsa pritet të dalë Vendimi i Këshillit të Ministrave, i cili do të përcaktojë detajet e tjera rreth organizimit të ceremonive dhe nderimeve shtetërore për ish-kryeministrin.