Lajme

“Fatoni si i mitur kërkoi që ta çonin në burgun e Lipjanit, por ai nejti me kriminela”, nëna e Faton Hajrizit prezanton letrën që ai ia shkroi gjykatës

09/23/2024 20:44
nga:G B

Shehrije Hajrizi, nëna e Faton Hajrizit, tregoi se i biri i saj i kishte shkruar letër gjykatëses që ai të qëndrojë në burgun e Lipjanit, por përkundër kërkesës ai e vuante dënimin në burgjet e tjera.

Ajo tha se Fatoni me dokumente ka qëndruar në burgun e Lipjanit, por në realitet ai ka ndenjur me kriminela në burgun e Mitrovicës.

“Ky dokument tregon shkelje ligjore me një të mitur që kanë bë. Me dokumente Fatoni ka nejt në Lipjan…”, tha ajo në Frontal.

Detaje nga ky rast mund të dëgjoni në videon më poshtë: