Faton Peci, kandidati për deputet nga radhët e GUXO me numër 9 ka vizituar sot Komunën e Istogut.
Ai thotë se në takimin me fermerët e Istogut ishte ballëhapur, pasi Qeveria për 4 vite ka mbështetur bujqit e këtij vendi me mbi 15 milionë euro subvencione dhe grante, shkruan GazetaBlic.
Ja postimi i Faton Pecit:
“Ballëhapur para fermerëve të zellshëm të Istogut!
Qeveria e zhvillimit, bujqit istogas për 4 vite qeverisje i ka mbështetur me 15,652,253.11 euro përmes subvencioneve dhe granteve!
Toka e Kosovës është e bekuar me duart që e punojnë e me djersën e bujkut që e ujitë.
#vvguxoalternativa
#FatonPeci9
#118
500k”, shkruhet në postim.