Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, i shoqëruar nga zëvendës Kryeshefi i Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, Bekim Hoxha, kanë vizituar Parkun e Blinajës.
Peci tha se Blinaja të jep ndjesinë e të qënit pjesë e diçkaje që është sa tokësore aq edhe hyjnore.
“Rrethuar me 2800 hektarë mushkëri të natyrës, në mesin e 32 liqeneve shtrihet Blinaja; Vend-gjuetia me rëndësi të vecantë e njëherit një nga pasuritë natyrore më të larmishme që ka Kosova. Me një shtrirje piktoreske vetëm 32 kilometra larg Prishtinës, Blinaja të jep ndjesinë e të qënit pjesë e dickaje që është sa tokësore aq edhe hyjnore”, ka shkruar ai.
Ministri e konsideron Blinajën si margaritarin më të çmueshëm të cilin ua trashëgojmë brezave që vijnë.
“E duke u nisur nga kjo dhe rëndësia që kanë parqet nacionale në tërësi, gjatë këtij mandati synojmë që përmes politikave ë duhura ë sigurojmë një menaxhim më efikas të Parkut të Blinajës i cili përvec se duhet mbrojtur me çdo kusht, duhet edhe të shfryëzohet në dobi të zhvillimit ekonomik, turizmit malor, gjithmonë pa dëmtuar florën dhe faunën”
Ishte zëvëndës Kryeshefi i Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, Bekim Hoxha i cili Ministrin Peci e njoftoi nga afër me shqetësimet dhe sfidat me të cilat përballet Blinaja.


