Lajme

Faton Peci: Ta shohim a i kemi numrat, Albulena është kandidate përsëri

04/21/2025 14:23
nga:Genita C

Deputeti nga radhët e Listës “Guxo”, Faton Peci pak më parë ka arritur në Kuvendin e Kosovës, për seancën konstituive.

“Ta shohim a i kemi numrat, Albulena është kandidate përsëri”, ka thënë ai shkurt për media, transmeton IndeksOnline.

Vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet sot në orën 15:00. Megjithëse nuk i siguroi votat e mjaftueshme, Albulena Haxhiu ka deklaruar se edhe në seancën e së hënës do të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit të Kosovës.