Lajme

Faton Peci “si ndahet” Isa Mustafës: Disa i mbanë mend historia për veprat, disa për turpin. Të parat ta kanë destinuar vendin e dytë!

02/03/2022 11:30
nga:N M

Faton Peci ministër i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës dhe anëtar i “Listës Guxo” sërish i ka reaguar ish kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa i cili mbrëmë ka folur gjerë e gjatë për politikën dhe zhvillimet e fundit në vend, raporton Gazeta Blic.

Peci ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Isa Mustafa dhe sipas tij, aleatët tradicional duke aluduar në PDK e AAK i kanë shkaktuar vetëm dëme vendit.

Madje ai ka pasur edhe një porosi për Isa Mustafën ndër porositë e shuma, që as mos të dal në paraqitje në media.

Reagimi i plotë:

Isa Mustafën as pensionimi politik nuk po e lë të qetë. Rri i qetë dhe mos pështyj e ofendo në mediume, sepse vetëm sa na e rritë krenarinë që ty dhe shokëve të tu, ju kemi arkivuar politikisht, e kemi shpëtuar vendin nga soji i shërbëtorëve të bandave politike.
Kohën për mendime politike e ke harxhuar tashmë, me një fund të palavdishëm. Nuk je model që mund të mbash leksione për politikbërjen e as për vizionin e këtij vendi. E kuptoj ndërgjegjen e vrarë për dëmin që i keni shkaktuar vendit me aleatët tuaj tradicional, porse nuk e kuptoj turrin tënd që të mbash moral politik.
Disa i mbanë mend historia për veprat, disa për turpin. Të parat ta kanë destinuar vendin e dytë!

Haxhiu kërkon që të ndryshohen masat kufizuese: Qeveria është e paaftë në menaxhimin e pandemisë