Faton Peci ka reaguar ndaj kritikave të fundit për Donika Gërvallën, duke theksuar se ajo është një shembull unik i përkushtimit të vërtetë për Kosovën, raporton GazetaBlic.
Peci theksoi se, për dallim nga “patriotët sezonalë”, Gërvalla dhe familja e saj kanë kontribuar gjithmonë për atdhenë pa kërkuar asgjë përfitim, duke ruajtur dinjitetin e tyre.
Ai ka kritikuar opozitën, duke i cilësuar ata si “të paftyrë, të pa-skrupullt dhe të padinjitet”.
E plotë:
Donika Gërvalla është shembulli unik se si mbiemri i familjes, e kaluara e lavdishme dhe e përgjakur, dhe amaneti i tyre nuk përdhoset, nuk keqpërdoret për përfitime personale, grupore e klanore.
Për dallim nga patriotët sezonalë, ajo dhe familja e saj e nderuar, gjithmonë kanë dhënë për Kosovën, kurrë pa marrë asgjë prej saj.
Me ju thanë marrja ju mbuloft fytyrën, nuk kemi sesi se për me pasë marre, duhet me pasë fytyrë, e ju të atillë jeni, të paftyrë, të pa-skrupullt e të padinjitet.