Kryetari i partisë Guxo, Faton Peci tha se sot ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Bujqësisë, por shtoi se do të ktheht në zyrën e ministrit.
Ai tha se kryeministri dhe ministrat e deritashëm s’mund të largohen nga zyret, pavarësisht se kanë dhënë dorëheqje.
“Pavarësisht që kemi dhënë dorëheqje, unë kthehem në zyrën e ministrit, për shkak se largimi i kryeministrit në detyrë nga zyra e kryeministrit dhe largimi i ministrave nga zyret e ministrive, me ç’rast do të krijonte mundësinë e krijimit të një hendeku të madh, nënkupton që dikush nesër mund të thotë që kemi bërë vepër penale deri në nivel të tradhtisë kombëtare”, tha ai para gazetarëve, pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit”.