Lajme

Faton Peci: Opozita mohoi vetveten dhe institucionet, por vullneti i popullit mbetet i patjetërsueshëm

9 ditë më parë
nga:G C

Ministri në detyrë Faton Peci ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke akuzuar opozitën për veprime të nxitura nga ambicie për pushtet dhe mohim të institucioneve, raporton GazetaBlic.

“Sot në Kuvendin e Republikës, opozita të udhëhequr dëshpërimisht nga ambicja nihiliste mohuan edhe vetveten, të verbuar nga ambicja për pushtet si humbës të zgjedhjeve,” ka shkruar Peci, duke shtuar se ky ishte “një precedan i paparë më parë në praktikën parlamentare të Republikës.”

Ai theksoi se, përkundër kësaj sjelljeje, një fakt mbetet i pandryshueshëm: “Vullneti i popullit! Ai është i patjetërsueshëm, stoik dhe përfaqëson dinjitet.”