Lajme

Faton Peci i përgjigjet Gashit dhe Haxhiut: Qëndrojmë prapa partneritetit me Vetëvendosjen

07/29/2022 23:35
nga:Astrit Gashi

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka folur edhe rreth deklaratës së shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, se disa deputetë nga koalicioni qeverisës do të kalojnë në LDK.

Peci në T7 i mohoi të gjitha pretendimet e Gashit, derisa njoftoi se sot ka pasur një takim për këtë çështje dhe sipas tij është konfirmuar që nuk qëndrojnë fjalët e Gashit.

Deklaratat e Gashit, Peci i cilësoi si “veprim opozitar”.

“Qëndrojmë prapa partneritetit me Vetëvendosjen… Po flas në emër të Guxo, kjo çështje nuk është adresuar asnjëherë, partneriteti dhe koalicioni është stabil… Nuk ka asgjë të vërtetë, është pjesë e taktikës opozitare”, tha Peci.

Përveç Gashit, se do të ketë largim të deputetëve nga VV, ka thënë edhe Bekim Haxhiu i PDK-së.

Ai tha se katër deputetë do t’i largohen Vetëvendosjes.