Lajme

Faton Peci: Çdo veprim i imi në Ministri përcillet me pikë dhe me presje

12/21/2021 21:00
nga:M K

Ministri Faton Peci ka thënë se çdo vendim i tij përcillet me pikë e presje.

Ai shtoi se opozitarët po mundohen që t’i gjejnë gabime, për të cilat angazhohet maksimalisht që mos të ndodhë asnjë, përcjell GazetaBlic.

“Çdo veprim i imi në Ministri përcillet me pikë dhe me presje”, tha ndër të tjera Peci në “Debat Plus“.

Kujtojmë se sot gjatë ditës eskalimi i situatës në mbledhjen e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim mori dhenë, duke u komentuar shumë në opinionin politik kosovar.

Ministri i Bujqësisë: Ndaq gjuni me plumba, ndaq me ujë, s’ka bir nane që e ndalë Faton Pecin!

/GazetaBlic/