Faton Klinaku nga Organizata e Veteranvë të Luftës së UÇK ka komentuar rreth marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për targat, raporton Gazeta Blic.
Sipas tij për një marrëveshje të tillë nuk është dashur fare të negociohet për pjesën ku thuhet se KFOR do të vendoset në të dyja pikat kufitare me Serbinë.
Ai ka vlerësuar se sado që mund të ketë marrëveshje teknike problemi zgjidhet vetëm më marrëveshjen finale e që pjesë e kësaj të jetë edhe Lugina e Preshevës.
Reagimi i plotë:
Në marrëveshje, as nuk po shoh republikë e as territor, por vetëm palët Beogradi e Prishtina.
Këso marrëveshje janë bërë edhe më herët, por zgjidhje të problemit nuk ka pasur.
Për futje të KFOR-it në pikat kufitare, nuk ka pasur edhe nevojë të bisedohet në Bruksel.
Bisedime e marrëveshje teknike mund të ketë por jo edhe zgjidhje politike të problemit. E, zgjidhja më e mirë politike e problemit, bëhet vetëm me Kosovën Lindore në tavolinën e bisedimeve.


