Lajme

Faton Klinaku dhe Tomë Gashi do të dëshmojnë në Gjykatën Speciale

12/16/2021 21:18
nga:M K

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku dhe avokati i organizatës, Tomë Gashi, kanë konfirmuar se do të jenë dëshmitarë në Gjykatën Speciale.

Klinaku dhe Gashi do të dëshmojnë në favor të palës mbrojtëse.

“Dëshmitë te mbrojtja i kemi dhënë. Unë nuk i frikësohem askujt të tregoj se kam dhënë dëshmi kundër kësaj gjykate”, është shprehur Klinaku.

“Do të kisha shkuar si dëshmitar në favor të mbrojtjes”, ka thënë Klinaku në T7.

Këtë e konfirmoi edhe avokati Tomë Gashi duke thënë se pos tij, janë edhe gjashtë dëshmitarë tjerë në rastin Haradinaj.

“Ne jemi shtatë dëshmitarë të mbrojtjes në rastin e Haradinajt, një prej tyre jam edhe unë”, theksoi Gashi.

“Ne do të jemi dëshmitarë të mbrojtjes, se s’kemi si tjetër të jemi”, shtoi Gashi.