Lajme

Faton Jakupi flet për kandidaturën për deputet nga AAK: Bashkohuni për ndryshim!

01/08/2025 21:48
nga:G C

Faton Jakupi ka njoftuar qytetarët se ka vendosur të kandidojë për deputet nga radhët e AAK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, raporton GazetaBlic.

Ai ftoi ata që ndajnë të njëjtat vlera dhe vizion për të ardhmen, t’i bashkohen në këtë udhëtim për të bërë ndryshimin e dëshiruar.

Jakupi mban numrin 46 në këto zgjedhje, teksa falënderon të gjithë ata që do ta mbështesin e t’i besojnë.

E plotë:

Të dashur qytetarë,

Me kënaqësi ju njoftoj se kam vendosur të kandidoj në garën zgjedhore për deputet nga radhët e AAK në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Ftoj të gjithë ata që ndajnë të njëjtat vlera dhe vizion për të ardhmen, të më bashkohen në këtë udhëtim. Së bashku mund të bëjmë ndryshimin që duam të shohim!

Ju falënderoj për mbështetjen dhe besimin tuaj.

Me respekt,
Faton Jakupi 4️⃣6️⃣