Anëtar ekzekutiv i bordit LQSHA, Faton Bislimi ka folur në lidhje me letrën që ka dërguar pala e serbëve kongresistëve amerikan, duke thënë kjo është një letër që përmban informata të shtrembëruara, duke e paraqitur Serbinë si një vend aleat të SHBA-së.
“Letra e grupit serb dërguar kongresistëve amerikanë përmban të pavërteta dhe informata të shtrembëruara për ta paraqitur Serbinë si një vend aleat e mik historik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që nga periudha e luftës së dytë botërore dhe deri më sot. Kjo bëhet për të krijuar një përfytyrim të rrejshëm, por të pranueshëm për Serbinë, letra në fjalë nuk njeh asnjë prej krimeve serbe që janë bërë historikisht në Ballkan, dhe ka qenë e rrugës që kongresistëve në fjalë t’ju tregohet ana tjetër e medaljes, t’ju tregohet historia e vërtet e Serbisë, dhe fakti se Serbia s’ka qenë asnjëherë aleat dhe aq më pak mike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjersa ka vëllazërim të përhershëm Rusinë dhe marrëdhënie të rëndësishme ekonomike me Kinën”, u shpreh Bislimi në Infomagazine.
Bislimi potencoi se ka pranuar përgjigjet e para të kongresistëve që ju ka shkruar, ku sipas tij kanë qenë të hapur për informata shtesë.
“Kam pranuar përgjigjet e para të kongresisteve të parë që ju kam shkruar, nuk dua të vë në dyshim, secili kongresist është i hapur ndaj informatave shtesë, dhe letra që unë kam dërguar ku paraqes fakte historike mbi Serbinë do ta ketë rolin dhe do ta arrijë efektin e vet”, shtoi Bislimi.
“Është shumë e dëmshme jashtëzakonisht shumë, jemi në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë, dhe në këtë fazë duhet të jemi shumë të kujdesshëm që ne ta fitojmë betejën ku kemi fituar secili betejë për Kosovën dhe kombin në përgjithësi”


