Showtime

Fatmir Spahiu ironizon me ngritjen e çmimeve: “Zgjidhja e vetme për mu mbetet ngushtimi i lukthit”

03/09/2022 20:37
nga:Genita C

Ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore ka zgjuar panik të madhe tek qytetarët e Kosovës.

Edhe fytyrat publike përmes rrjeteve sociale kanë kërkuar që të merren masa.

Aktori i njohur, Fatmir Spahiu i njohur në publik si “Bufi”, edhe kësaj radhe erdhi me një batutë për ngritjen e çmimeve, ku sipas tij në këtë situatë që gjendemi opsioni i vetëm është që ta ngushtojë lukthin.

“Me keto rritje cmimesh, zgjidhja e vetme per mu mbetet ngushtimi i lukthit.

A per sa i perket krejt juve qe thojshit qe kerri 1.6 eshte seri e deshtume, plasni tash, hyhyhy.”, shkroi aktori në llogarinë e tij në ‘Facebook’.