Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Isni Kilaj ka njoftuar një ditë më parë se ka arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në komunën e Malishevës me AAK-në në këtë komunë.
Por, këtë marrëveshje nuk po e përkrah, kryetari i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në këtë komunë, Fatmir Shurdhaj.
Ky i fundit thotë se nuk ka qenë pjesë as e bisedimeve dhe negociatave dhe se nuk e përkrah marrëveshjen për kryetar Isni Kilajn.
“Unë personalisht nuk e përkrahi Isni Kilajn. S’kam qenë as pjesë e bisedimeve as negociatave, por nuk e përkrahi marrëveshjen me përkrah Isni Kilajn.
Për faktin se janë keqpërdor listat e komisionarëve të Aleancës. I kanë heq komisionarët e Aleancës, i kanë fut disa komisionerë militantë të PDK-së në marrëveshje paraprake. Kjo është arsyeja dhe qëndrimi im është mos me përkrah”, ka thënë Shurdhaj për Indeksonline.
Më tutje, ai ka thënë se në mbështetje të kësaj marrëveshje janë Kasiriot Berisha dhe disa tjerë, dhe jo e gjithë dega.
Kujtojmë se në garë për kryetar të Malishevës janë: Ekrem Kastrati i Nismës dhe Isni Kilaj i PDK-së.