Lajme

Fatmir Limaj: “Zot shtëpie në Malishevë është NISMA e jo e atyre që i kanë shefat kullera në Prishtinë”

10/17/2021 22:12
nga:L J

NISMA e ka shpallur fitoren në komunën e Malishevës.

Kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, ka thënë se zot shtëpie në Malishevë është NISMA.

“Zot shtëpie në Malishevë është NISMA e jo e atyre që i kanë shefat kullera në Prishtinë. Malisheva është fole e UÇK-së në Kosovë”, ka thënë Limaj.

Nga kjo parti ka garuar Ekrem Kastrati.

Ndërkaq tubimi në këtë komunë ka përfunduar dhe qytetarët kanë filluar të shpërndahen.