Lajme

Homazhet për Haxhi Thaçin, Limaj: Mungesa e Thaçit tregon sa shtrenjtë është çmimi i lirisë

10 orë më parë
nga:G B

Fatmir Limaj ka qenë për ngushëllime të familja Thaçit për vdekjen e Haxhi Thaçit, për të cilin ka thënë se  ka qenë atdhetar e burrë i madh i është simbol i të gjithë baballarëve tanë.

Ai ka komentuar edhe mungesën e ish-presidentit Hashim Thaçi, pasi është raportuar se të njëjtit s’i është dhënë leje nga Specialja që të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, duke thënë se Kosova po vazhdon të paguajë çmimin e lirisë.

Limaj ka thënë edhe se mungesa e Thaçit tregon sa e shtrenjtë dhe me sa sakrificë e mund familjet tona kanë paguar çmimin për lirinë e Kosovës.

‘‘Me bashkëpunëtorë erdhëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit, një  prindi, një atdhetar, një burri të madh i cili është simbol i të gjithë baballarëve tanë. Është nga shenjat e fundit të atyre simboleve tona, të shtyllave të mëdhaja që na motivuan e na udhëzuan se si duhet atdheu e si duhet shkohet drejt çlirimit. Kam pas fatin që shumë herë bashkë, gjatë luftës e pas luftës në situata të vështira e të gëzimit kemi qëndruar bashkë, kemi bashkëbiseduar kemi pas një lidhje jashtëzakonisht të ngushtë emocionale. Gjithë djemtë e UÇK-së, prindërit e tyre kanë qenë prindër të njëri tjetrit, kanë pas një dhimbje, një shqetësim kanë pas të njëjtin gëzim. Kështu që sot po e përcjellim këtë burrë, lavdi për jetën dhe veprën e tij. Edhe në momentin kur po e përcjellim po tregon që çmimi i lirisë së Kosovës edhe sot po paguhet, sot nuk është këtu ai që ka shërbyer, ka dhënë kontributin meritor për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në momentin më të rëndësishëm. Sot i mungon presidenti Thaçi, dhe kjo tregon sa e shtrenjtë dhe me sa sakrificë e mund familjet tona kanë paguar çmimin për lirinë e Kosovës’’, ka thënë ai.