Lajme

Fatmir Limaj në Prishtinë: Zëri i bashkimit po jehon fuqishëm me 122!

12/18/2025 22:10
nga:G B

Fatmir Limaj, kandidat për kryeministër nga Nisma, ka mbajtur takim sonte në Prishtinë, ku ka nisur fushatën, raporton Gazeta Blic.

“Zëri i bashkimit po jehon fuqishëm me 122! Është një thirrje për rreshtim, rreshtim me idealin, me atdhedashurinë, me veprat dhe me vizionin për një Kosovë të fortë, të zhvilluar dhe euro-atlantike”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Zëri i bashkimit po jehon fuqishëm me 122!

Së bashku, me zemra të çelikta dhe besim të palëkundur, nga Kryeqyteti e nisëm fushatën zgjedhore, e cila është më shumë se një garë politike.

Është një thirrje për rreshtim, rreshtim me idealin, me atdhedashurinë, me veprat dhe me vizionin për një Kosovë të fortë, të zhvilluar dhe euro-atlantike.

Lista jonë është lista e patriotëve, e intelektualëve të rinj, e familjeve që brez pas brezi kanë qëndruar në anën e duhur të historisë.

Sot, ata janë ushtarët e bashkimit, forca që nuk ndalet!

Nga sot fillon çarja e rrethimit, fillon marshimi drejt fitores!

Voto 122!