Lajme

Fatmir Limaj kujton Agim Ramadanin: Ra për të mos vdekur kurrë

04/11/2021 13:13
nga:Q R

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kujtuar komandatin, Agim Ramadani-Katana në 22 vjetorin e rënies së tij.

Limaj në postimin e bërë tha se Katana ra për të mos vdekur kurrë.

“22 vite më parë, ra për të mos vdekur kurrë heroi i betejës së Koshares, luftëtari i cili udhëhoqi betejën për ta shembur kufirin mes shqiptarëve, Agim Ramadani- Katana”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

22 vite më parë, ra për të mos vdekur kurrë heroi i betejës së Koshares, luftëtari i cili udhëhoqi betejën për ta shembur kufirin mes shqiptarëve, Agim Ramadani- Katana.

Heroi i kombit, Agim Ramadani ishte një strateg i madh i luftës, dhe një idealist i cili nuk kurseu asgjë për lirinë e vendit.

Në këtë ditë, kujtojmë me pietet edhe dëshmorët tjerë të rënë në Koshare.Liria të cilën sot e gëzojmë është arritur me mundin, sakrificën dhe gjakun e shumë brezave.

I përjetshëm qoftë kujtimi për komandantin Agim Ramadani, dhe të gjithë dëshmorët e kombit! Lavdi! FL

Deri më tani 668 të moshuar mbi moshën 80 vjeçe janë vaksinuar me “AstraZeneca”