Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka theksuar rëndësinë e intelektualëve për zhvillimin e Kosovës dhe ka apeluar për bashkimin e tyre në këtë periudhë sfiduese, raporton GazetaBlic.
Në një fjalim të tij, Limaj ka shprehur mirënjohjen për ata që kontribuan në arsimin dhe edukimin e vendit, duke theksuar se trashëgimia e tyre vazhdon të udhëheqë brezit të ri.
Limaj ka deklaruar se pas katër vitesh stagnimi, është koha për një ndryshim të thellë që do të nxjerrë Kosovën nga udhëkryqi dhe do t’i kthejë dinjitetin dhe shpresën qytetarëve të saj.
Ai ka shtuar se NISMA është e angazhuar për një Kosovë fituese, duke i bërë thirrje intelektualëve të bashkohen për të sjellë ide dhe mundësi të reja.
E plotë:
Intelektualët janë për Kosovën Fitueses137!
Kosova ka kaluar nëpër shumë periudha sfiduese dhe ka endërruar për një të ardhme më të mirë, ku djemtë dhe vajzat e shkolluar janë burim i forcës dhe progresit. Jemi mirënjohës për ata që kanë dhënë kontributin e tyre në arsimin dhe edukimin tonë, dhe që, edhe pse nuk janë më, vazhdojnë të na udhëheqin me trashëgiminë e tyre.
Sot, ne jemi mbledhur për një mision të madh: ta nxjerrim Kosovën nga udhëkryqi ku ka ngecur. Kosova ka nevojë për intelektualët që të bashkohen, të sjellin ide dhe mundësi të reja që do të ndihmojnë vendin të ecë përpara. Pas katër vitesh stagnimi dhe degradimi, është koha që të ndërmarrim hapa të vendosur për të kthyer dinjitetin dhe shpresën në këtë vend.
Ky është një mision për të dhënë drejtim të ri, për ta bërë Kosovën fituese, veçVEPRA!