Lideri i Nismës, Fatmir Limaj ka kërkuar që kryeministri shqiptar, Edi Rama të marrë iniciativë për anëtarësimin e Kosovës në NATO, raporton Gazeta Blic.
“Kjo iniciativë e përbashkët t’i dorëzohet Asamblesë së NATO-s dhe ta fusin në rend të ditës në emër të sigurisë dhe paqes së kërcenuar në rajon”, ka shkruar Limaj.
Postimi i plotë:
Është koha që në emër të sigurisë rajonale, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të marrë iniciativë për anëtarësimin e Kosovës dhe Bosnjës në NATO dhe të ftoj si bashkëiniciator edhe vendet tjera të rajonit anëtare të NATO-s, të cilat kanë interes e shqetësim direkt për sigurinë e paqen në rajon, duke përfshirë Kroacinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Slloveninë.
Kjo iniciativë e përbashkët t’i dorëzohet Asamblesë së NATO-s dhe ta fusin në rend të ditës në emër të sigurisë dhe paqes së kërcenuar në rajon.
NATO duhet të miratoj në procedurë të veçantë pranimin e këtyre vendeve si anëtare të NATO-s.
– Fatmir Limaj