Në qytetin e Malishevës, bastion i Fatmir Limajt, është përfunduar numërimi i votave për zgjedhjet e 9 shkurtit. Ramush Haradinaj, lider i Koalicionit për Kosovën Fituese, është renditur i 11-ti me vetëm 1,368 vota, raporton GazetaBlic.
Ndërsa, Fatmir Limaj ka marrë 7,526 vota, duke udhëhequr në këtë qytet.
Pas tij renditen Arbëreshë Krasniqi me 6,558 vota dhe Vesel Krasniqi me 6,301 vota. Isni Kilaj dhe Xhevahire Izmaku morën 4,793 dhe 4,775 vota përkatësisht.



