Lajme

Fatmir Gjeka dhe Marash Dukaj, dy ministrat shqiptarë në Qeverinë e Abazoviqit

04/28/2022 20:51
nga:Astrit Gashi

Pas konfirmimit të Dritan Abazoviqi për Kryeministër të Malit të Zi, në Qeverinë e tij do të shërbejnë edhe dy ministra shqiptarë.

Ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave është zgjedhur kreu i Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka, ndërsa ministër i Administratës Publike është Marash Dukaj nga Alternativa Shqiptare.

Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, Fatmir Xheka, ka lindur në Tivar në 1975, i diplomuar për ekonomi, ka qenë ish-kryetar i Komunës së Ulqinit dhe deputet shumëvjeçar i Kuvendit të Malit të Zi.

Ministër i Administratës Publike, Maras Dukaj, ka lindur në vitin 1985 në Tuz, Master i Psikologjisë Shkollore, gazetar dhe profesor shumëvjeçar dhe ka qenë drejtor shumëvjeçar i drejtorisë në Ministrinë e Arsimit, e gjithashtu edhe ish-menaxher i Komunës së Tuzit.

Qeveria do të ketë 18 ministri, katër nënkryetarë dhe dy ministra pa portofol.