Sporti

Fatkeqësia e Atsu: ‘Po planifikonte të largohej nga Turqia, anuloi biletën vetëm pak orë para tërmetit shkatërrues’

02/18/2023 11:27
nga:E K

Futbollisti i njohur i Hatayspor, Christian Atsu u gjend sot i vdekur nën rrënojat e qytetit turk pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë.

Atsu ishte i njohur në botën e futbollit pasi ishte anëtar i skuadrave të Premierligës si: Chelsea, Neëcastle United dhe Everton, shkruan GazetaBlic Sport.

Futbollisti nga Gana ishte fatkeq në këtë tragjedi, pasi i ndjeri po planifikonte të largohej nga Turqia për të kaluar kohë me familjen e tij, por vetëm disa orë para tërmetit ai e anuloi fluturimin e tij.

Këtë histori e tregoi Drejtori i Përgjithshëm i Hatayspor, Fatih Ilek.

“Ai foli me trajnerin duke kërkuar ditë pushimi pas ndeshjes kundër Gaziantep. Ai planifikoi të largohej nga klubi dhe të gjente një ekip të ri dhe kërkesa e tij u pranua nga trajneri Volkan Demirel dhe ai nuk luajti kundër Gaziantep”.

“Ai duhej të shkonte në Francë për t’u bashkuar me familjen e tij, por kur luajti mirë dhe shënoi një gol në ndeshjen e radhës kundër Kasimpasa, ai anuloi biletën e tij të avionit. Tërmeti ndodhi pothuajse në të njëjtën ditë. Ai kishte një fluturim në orën 23:00, por e anuloi fluturimin”.

“Më pas ndodhi tërmeti në orën 4 të mëngjesit. Tragjedi”, tregon Ilek, shkuan Corriere dello Sport .

Christian Atsu kishte shënuar një nga golat më të bukur të sezonit vetëm një ditë para tërmetit që e la të vdekur

/GazetaBlic Sport/