Trajneri legjendar turk, Fatih Terim u deklarua në prag të duelit të tyre në ‘San Siro’ dhe theksoi veçanërisht respektin e tij për Luka Modricin (40), të cilin e quajti një model profesionalizmi dhe një ikonë të futbollit modern.
Në një intervistë me La Gazzetta dello Sport, Terim theksoi se lojërat e Modric janë shembuj: “Sot, futbollistët mund t’i zgjasin ndjeshëm karrierat e tyre nëse kujdesen për çdo detaj dhe jetojnë jetë të disiplinuar, si profesionistë të vërtetë. Luka është një shembull i përsosur i kësaj”, tha trajneri i famshëm, transmeton GazetaBlic Sport.
Modric, i cili mbërriti në Milan si agjent i lirë këtë verë pas 13 vitesh te Real Madridi, ka qenë titullar i rregullt në të gjitha ndeshjet e ligës.
La Gazzetta dello Sport kishte raportuar tashmë se klubi do t’i ofronte atij një zgjatje të kontratës, e cila do ta mbante në Itali së paku deri në vitin 2027.
/GazetaBlic Sport/


