Sporti

Fati po e konsideron largimin nga Barcelona në fund të sezonit

10/27/2022 15:42
nga:Lorik J

Ansu Fati është duke e konsideruar seriozisht largimin nga Barcelona, nëse nuk i gjen minutat e mjaftueshëm.

Kështu të paktën raporton gazetari i Mundo Deportivos, Alfred Martinez.

Sipas po të njëjtit burim, është pikërisht Jorge Mendes (agjenti i lojtarit) ai që e ka konfirmuar diçka të tillë.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë lëvizje gjatë merkatos së verës.

Fati është duke e vuajtur mungesën e minutave që prej rikthimit nga një lëndim që e mbajti gjatë jashtë fushave.