Lajme

“Fati i Kurtit”, PDK- ja e AAK-ja me qëndrime të ndryshme për shkuarjen në zgjedhje

05/22/2024 21:24
nga:G B

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë qëndrime të ndara lidhur me shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.

Hisen Berisha nga PDK-ja ka shprehur qëndrimin e partisë se janë pro shpërndarjes së Kuvendit, ndërsa Pal Lekaj nga AAK-ja ka deklaruar se janë kundër kësaj.

“Pro shpërndarjes, dhe gjitha opsionet tjera na dërgojnë në formulë kushtetuese, të cilat pastaj i japin mundësinë Kurtit që t’i fusë në lojë partitë parlamentare dhe të blejë në kohë për ta përmbyllur mandatin”, ka deklaruar Berisha.

Në anën tjetër, Lekaj në “Debat Plus”, ka theksuar se “AAK-ja e ka bërë të qartë se është kundër shpërndarjes së parlamentit. Kurti o ka don me i ik përgjegjësisë dhe dështimeve që i ka bërë për këtë mandat dhe po don me hedh fajin te parlamenti i Kosovës që është e padrejtë.”

Lekaj ka shtuar se së pari duhet të ndodhë dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti, “e dimë që nuk bëhet, por ky është qëndrimi i Aleancës”.