Sporti

Fati drejt largimit nga Barcelona, Arsenal shprehin interesim për spanjollin

05/28/2023 12:11
nga:E K

Ansu Fati është drejt largimit nga Barcelona.

Talenti i Barcelonës që fillimisht shkëlqeu në “Camp Nou”, por u pengua nga shumë lëndime të njëpasnjëshme nuk po arrin që të gjej vend si titullar në formacionin e Xavit, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjithashtu, bilanci jo i mirë financiar do të detyrojë Barçën që të lirojë disa lojtarë dhe një nga ta është edhe Ansu Fati.

Arsenal është interesuar për shërbimet e tij, kurse Barcelona po kërkon 35 milionë euro për ta lënë të lirë Fatin.

/GazetaBlic Sport/