Sporti

Fat i keq për Fullkrug, ka thyer gishtin e këmbës dhe do të mungojë për disa javë

01/13/2026 18:23
nga:Mergim Rreci

Blerja e re e Milanit, Niclas Fullkrug, ka thyer gishtin e këmbës pas vetëm 106 minutash lojë në Serie A.

Fullkrug u bë transferimi i parë i ri në merkaton e janarit në Serie A kur iu bashkua Milanit në formë huazimi me mundësi blerjeje nga West Ham United më 2 janar, transmeton GazetaBlic Sport.

Sipas raportimeve nga media të shumta në Itali, Fullkrug e theu gishtin e këmbës dhe tani do të mungojë në formacionin e Allegrit.

Sky Sport Italia sugjeron se gjermani do të jetë i padisponueshëm për disa javë.

Kjo është një goditje e madhe për Milanin, që duhet të luajë poashtu pa Rafael Leaon kundër Comos. Santiago Gimenez gjithashtu mbetet jashtë loje për shkak të lëndimit për një kohë të gjatë.

/GazetaBlic Sport/