Lajme

Fast Kosova dhe AKI-ja arrestojnë me kërkesë të INTERPOL-it një turk në Pejë – akuzohej për pedofili

10/17/2023 16:48
nga:Genita C

Njësiti i Policisë se Kosovës “FAST Kosova” dhe  Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) para pak minutash kanë arrestuar në Pejë një shtetas turk, i kërkuar nga Interpoli, raporton Gazeta Blic

Sipas burimeve të GazetësBlic, ai akuzohej dhe ishte i dënuar me 15 vjet burgim nga shtetit turk për veprën penale pedofili.

GazetaBlic mëson se inicialet e tij janë A.P.

Pas procedurave të parapara me ligj, ky shtetas pritet të ekstradohet drejt Turqisë.

/GazetaBlic/