Sporti

Faruk Statovci për incidentin në derbin Drita-Gjilani: Mos lypni me ardhë me lujtë në Prishtinë përsëri

09/27/2021 08:43
nga:Lorik J

Skuadra e Gjilanit ka fituar derbin ndaj Dritës me rezultatin 0:2, me golat e shënuar nga Gerhard Progni dhe Shend Kelmendi. Derbi i madh kosovar u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, por nuk shkoi gjithçka mirë.

Pas përfundimit të pjesës së parë, kishte incidente mes tifozëve të Gjilanit, “Skifterave” dhe tifozëve të Dritës, “Intelektualëve”, përcjell GazetaBlic Sport.

Lidhur me këtë incident ka folur edhe trajneri i njohur kosovar, Faruk Statovci, i cili e ka dënuar ashpër duke thënë se kjo çka ndodhi nuk është aspak në rregull.

“Një derbi ku unë nuk kam pa diçka sa i përket futbollit”, tha fillimisht Faruk Statovci në emisionin ekipi A.

“Me gjithë respektin për Skifterat dhe Intelektualët, por mos lypni me ardhë me lujtë në Prishtinë përsëri, nuk jeni për me lujtë në Prishtinë. E keni dëmtu stadiumin, nesër kombëtarja jonë s’ka ku luan”.

“Ajo çka kanë bë nuk është në rregull. 0-0 rezultati, lojtarët ishin në pushim, ju a s’po mundeni me nda tokën a çka?”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport