Lajme

Faqja e KQZ-së sërish e pa qasshme

02/11/2025 19:14
nga:Sh R

Në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë paraqitur sërish probleme.

Platforma elektronike ka rënë nga sistemi, ku aktualisht nuk e mundur qasja për t’i parë rezultatet preliminare.

Sajti i KQZ-së është përballur me probleme që nga mbyllja e vendvotimeve, ku janë paraqitur ankesa të shumta nga të gjitha partitë.

Këtë të martë ka nisur numërimi i votave për kandidatët për deputetë, ndërsa pa numëruar janë votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe votat e diasporës.