Lajme

‘Fantazma’ Dukagjin Nikollaj, as pas 4 javësh policia e prokuroria nuk dinë asgjë për vendndodhjen e tij

1 vitë më parë
nga:N M

Afër një muaj po bëhen kur një në lokalin ‘Bon Vivant’ mbeti i vrarë një person dhe dhjetëra të tjerë u lënduan si pasojë e gjuajtes me armë, raporton Gazeta Blic.

Policia deri në këto momente ka arrestuar tre persona në mesin e tyre dhe Andi Pajazitin, i njohur si “italiani”, por jo edhe Dukagjin Nikollaj, i njohur me nofkën ‘Duka’.

Deri në këto momente “Duka” është bërë ‘fantazmë’ për organet e ndjekjes.

Gazeta Blic ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore në Prishtinë për rastin, por që në një përgjigje të shkurtër ata kanë thënë se po vazhdojnë hetimet për këtë rast.

“Rastit të cilit i referoheni, në këtë fazë mund t’iu njoftojmë se po vijojnë të zhvillohen veprimet hetimore, andaj për shkak të ruajtjes së integritetit të procedurës ndaj kësaj çështjeje penale nuk mund t’iu ofrojmë informata të tjera”, ka thënë Laureta Ulaj, zëdhënëse për media në Prokurorinë Themelore.

Ndryshe, për tre të arrestuarit për rastin e Bon Vivant tashmë ka një vendim të Gjykatës Themelore e ku ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Andi Pajaziti, i cili mbeti i plagosur nga ky rast, fillimisht ishte trajtuar në Klinikën e Ortopedisë, e ku nga aty është transferuar në burgun e sigurisë së lartë.