Sporti

Fantastike: Zhegrova nominohet për t’u shpallur lojtari i vitit në Francë, do të garojë me Mbappe

04/30/2024 20:35
nga:Lorik J

Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova është nominuar për t’u shpallur lojtari i vitit në kampionatin francez, Ligue 1.

Zhegrova po zhvillon një sezon të mrekullueshëm sivjet në ekipin e Lille, ku ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 9 asistime në të gjitha garat, përcjell GazetaBlic Sport.

Si rezultat i paraqitjeve fantastike, Ligue 1 ka konfirmuar se Zhegrova është në mesin e lojtarëve të nominuar për t’u shpallur lojtari i vitit.

Ai do garojë me Aubameyang, Demebele, Pieree Lees dhe Kylian Mbappe.

Mbappe është favorit për ta fituar çmimin, megjithatë vet nominimi për Zhegrovën në këtë 5’she do të thotë shumë.

/GazetaBlic Sport