Sporti

Fantastike: Skuadra e Union Berlin e siguron një vend në Ligën e Kampionëve

05/27/2023 18:30
nga:Mergim Rreci

Union Berlin do të marrë pjesë në fazën e grupeve të Champions League edicionin e ardhshëm.

Kryeqytetasit ia dolën me sukses të fitonin edhe në përballjen e javës së fundit ndaj Werder Bremen (1-0). Unioni kurorëzoi një edicion spektakolar, duke qenë forca e katërt e kampionatit gjerman.

Goli i kapitenit Rani Khedira (81′) i mjaftoi Unionit për të siguruar 3 pikët që e mbajnë në vendin e katërt, ndërkohë që Freiburgu u mund me përmbysje nga Eintracht Frankfurt (2-1) dhe e mbyll sezonin në vendin e pestë.