Sporti

Fantastike: Sinner fiton Australian Open me rikthim të pabesueshëm ndaj Medvedev

01/28/2024 13:32
nga:Lorik J

Jannik Sinner është kampion i Australian Open.

Tenisti italian ka mposhtur Daniil Medvedev me rezultatin 3-2 në sete, për t’u bërë kampion i Australian Open, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, Sibnner nuk e nisi aspak mirë – pasi ishte duke humbur 2-0 në sete dhe i krijoi vetes shumë vështirësi.

Daniil Medvedev e nisi perfekt takimin, pasi fitoi 2 setet e para me rezultat identik, 3-6.

Megjithatë, nga seti i tretë, filloi paraqitja e mrekullueshme e Jannik Sinner, i cili dukej i pandalshëm dhe shumë i uritur për trofeun e madh.

Sinner fitoi më pas 6-4, 6-4 dhe në fund 6-3, për të bërë përmbysjen e madhe dhe për të fituar titullin.

/GazetaBlic Sport