Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku i ka dhuruar fanellën e tij bashkëshortes së heroit Agim Ramadani, Shukrije Ramadanit.
Gruaja e Agim Ramadanit, Shukrija ka udhëtuar për ndeshjen mes Shqipërisë me Çekisë, me ftesë speciale nga futbollisti Daku, përcjell GazetaBlic Sport.
Daku ka poashtu një tatuazh në trupin e tij në nderim të heroit, Agim Ramadani – ‘Katana’.



