Laura Fazliu e ka nisur mbarë aventurën në Lojërat Olimpike, në debutimin e saj në një garë si kjo.
Xhudistja kosovare ka fituar ndaj kinezes, Tang Jing, për t’u kualifikuar në çerekfinalen e Lojërave Olimpike, shkruan GazetaBlic Sport.
Fazliu po debuton në Lojërat Olimpike, teksa po garon në kategorinë -63kg.
Në çerekfinale tani, Fazliu do vazhdojë garat në sesionin e pasdites, ku edhe pret medalje, pasi ka cilësi dhe kualitet për ta bërë këtë.
/GazetaBlic Sport


