Sporti

Fantastike: Kosova ngjitet për 4 pozita në renditjen e re të FIFA-s

09/18/2025 10:57
nga:Mergim Rreci

FIFA ka përditësuar renditjen e re të kombëtareve.

Kosova ka përmirësuar pozitën e e saj për katër vende dhe tashmë renditet në pozitën e 91-të, shkruan GazetaBlic Sport.

Në këtë përmirësim ka ndikuar shumë fitorja e arritur ndaj Suedisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Përmirësim të pozitës ka edhe Shqipëria, e cila është ngjitur për dy pozita në renditjen e re.

/GazetaBlic Sport/