Sporti

Fantastike: KH Rahoveci fiton ndeshjen e kthimit ndaj kampionit belg, kalon tutje në garat evropiane

10/26/2024 20:32
nga:Lorik J

Ekipi i hendbollit, KH Rahoveci ka përmbysur rezultatin nga ndeshja e parë ndaj kampionit belg, Bocholt. Ndeshja e parë ishte zhvilluar në Belgjikë, ku belgët fituan me rezultat 32:29.

Rahoveci ka triumfuar sot në “Mizair Isma” me rezultatin e thellë 37-25, shkruan GazetaBlic Sport.

Me këtë fitore, KH Rahoveci kalon tutje në Kupën Evropiane për Klube.

Një përmbysje e jashtëzakonshme, para mijëra tifozëve që ishin në Mizair Isma.

/GazetaBlic Sport