Sporti

Fantastike: Jannick Sinner merr vendin e parë në ranglistën botërore, bie serbi Djokovic

06/04/2024 17:46
nga:Mergim Rreci

Dorëzohet Novak Djokovic. Tenisti serb “ka ngritur flamurin e bardhë” dhe është tërhequr nga Roland Garros për shkak të një dëmtimi në gju, duke dorëzuar njëkohësisht edhe vendin e parë të renditjes ATP.

347-vjeçari serb i dorëzon vendin e prë të renditjes talentit italian Jannick Sinner, i cili këtë vit po impresionin me paraqitjet e tij.

Pavarësisht ecurisë së Sinner në pjesën e mbetur të turneut francez, italiani do t’i marrë vendin Djokovicit, pasi për të mbajtur kryesimin, serbi duhej të arrinte në finalen e Roland Garros.

Kjo është padyshim një arritje e madhe për 22-vjeçarin Sinner, që bën kështu realitet ëndrrën e tij, duke u ngjitur për herë të parë në histori në krye të renditjes për tenistë.