Sporti

FANTASTIKE: Goli i Lirim Kastratit ia mundëson triumfin në finalen e Kupës skuadrës së Ujpestit

05/03/2021 22:48
nga:Lorik J

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati ka shënuar gol në finalen e madhe të Kupës së Hungarisë kundër Fehervar.

Kastrati ka shënuar në minutën e 101’të, në pjesën e parë të vazhdimeve, për t’i siguruar fitoren e madhe Ujpestit në këtë ballafaqim, shkruan GazetaBlic Sport.

Mbrojtësi kosovar ka shënuar eurogol nga distanca për fitoren e madhe të Ujpestit ndaj Fehervar.

/GazetaBlic Sport