Sporti

Fantastike: Futbollistët e Italisë këndojnë për Leonardo Spinazzolan pas ndeshjes, ai u lëndua rëndë në fushë

07/03/2021 08:41
nga:Mergim Rreci

Mbrojtësi i Romës, Leonardo Spinazzola u lëndua gjatë mbrëmjes së kaluar në ndeshjen që e kualifikoi Italinë në gjysmëfinale.

Ai pësoi një dëmtim të rëndë të akilit në minutën e 78-të të ndeshjes dhe u detyrua të largohej nga fusha, përcjell GazetaBlic Sport.

Mbrojtësi i Romës ishte në lot kur u mor me barelë dhe tashmë mësohet se ai ka pësuar një dëmtim në akilin e këmbës, i cili mund të mbajë mbrojtësin për shumë muaj jashtë fushës.

Megjithatë, shokët e tij menjëherë pas ndeshjes u përkujdesen që të mos e harronin atë. Ata kënduan në airoplan për të dhe tashmë një video e mrekullueshme nga ky moment është postuar në internet.