Sporti

Fantastike: Fanella e Jordan Henderson më e kërkuara në Amstredam, shitjet thyejnë të gjitha rekordet në histori të klubit

01/22/2024 16:44
nga:Lorik J

Dje kishte një pritje të madhe për debutimin e mundshëm të Jordan Henderson me fanellën e Ajax. Në vend të kësaj, mesfushori anglez nuk ishte as në stol dhe e shikoi fitoren e shokëve të tij të rinj 4-1 ndaj Waalwijk nga tribuna.

Ish-lojtari i Liverpool-it mund të dal në fushë vetëm në fillim të shkurtit për një arsye specifike, shpjeguar nga The Sun, përcjell GazetaBlic Sport.

Henderson është në pritje për të marrë një leje pune dhe nuk mund as të stërvitet me klubin e Amsterdamit. Ajax shpreson që debutimi të bëhet të shtunën e ardhshme, në fushën e Heracles, por koha është e gjatë dhe çështja mund të zgjidhet vetëm në fillim të javës së ardhshme. Kjo do të thotë se ndeshja e parë e Henderson mund të jetë kundër liderëve të ligës PSV Eindhoven më 3 shkurt.

Ndërkohë, fanella me numër 6 e Henderson theu të gjitha rekordet e shitjeve në historinë e klubit holandez. Futbollisti zgjodhi këtë numër sepse 14 nuk është në dispozicion pas u pensionua pas vdekjes së Johan Cruyff.

/GazetaBlic Sport