Sporti

FANTASTIKE: Eda Zeqiri fiton garën në 400 metra në not stil i lirë

07/25/2021 13:33
nga:E K

Sportistja olimpike e Kosovës, Eda Zeqiri ka fituar garën e parë në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.

Ajo në garën 400 metra not stil i lirë fitoi garen me kohën 4:38.02, duke lënë prapa për 0.90 sekonda vendin e dytë, shkruan GazetaBlic Sport.

16 vjeçarja tani do të presë për garat e tjera të këtij sporti për të parë nëse koha e saj është e mjaftueshme për t’u kualifikuar në finale të kësaj gare.

Sot në lojërat olimpike garuan edhe Majlinda Kelmendi dhe Drilon Ibrahimi të cilët nuk arritën të sigurojnë medalje olimpike në Tokio 2020.

/GazetaBlic Sport.