Sporti

FANTASTIKE: Distria Krasniqi e artë në Portugali

01/28/2022 19:35
nga:E K

Distria Krasniqi i ka siguruar Kosovës, medaljen e artë në Grand Prix Almada që po zhvillohet në Portugali.

Krasniqi ka mposhtur në finale kroaten, Ana Puljiz Viktoria.

Krasniqi në raundin e parë kaloi pa luftë, kurse në raundin e dytë u përball me xhudisten franceze Leonie Gonzalez, shkruan GazetaBlic Sport.

Në kategorinë deri në 52 kilogramë, në raundin e tretë, Krasniqi triumfoi ndaj xhudistes nga Spanja, Ariane Toro Soler.

Në gjysmëfinale xhudistja jonë e mposhti atë portugeze, Diogo Joana.

Kurse në finale ka triumfuar ndaj kroates, Ana Puljiz Viktoria.