Sporti

Fantastike: Boksieri shqiptar, Altin Zogaj mposhti mbrëmë italianin Valentino, fitoi titullin e Evropës IBO

06/18/2023 09:40
nga:Lorik J

Boksieri shqiptar, Altin Zogaj është shpallur kampion i Evropës në peshat e lehta, IBO.

Zogaj ka triumfuar ndaj boksierit italian, Riccardo Valentino mbrëmë në Sttutgart të Gjermanisë, me ç’rast edhe ka rrëmbyer titullin e kampionit të Evropës në Federatën e IBO, përcjell GazetaBlic Sport.

30 vjeçari vazhdon formën e tij të jashtëzakonshme, pasi në 12 meçet e zhvilluara, ai nuk ka humbur asnjëherë.

Altin Zogaj fitoi mbrëmë ndaj italianit me vendim unanim.

/GazetaBlic Sport